[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

 Kuzhinierja e famshme tregon hilenë për sallatën më të mirë greke



Sallata greke është e shijshme, freskon dhe gjallëron. Bashkimi i perimeve dhe djathit i jep shije të mrekullueshme. Mirëpo, për t’u kënaqur me shijen e saj të përsosur është e nevojshme edhe që të “vidhni” disa finesa të kuzhinierëve të famshëm.

Kuzhinierja e famshme Nigella Lawson zbulon që sekreti qëndron në qepën e kuqe të marinuar.

▪ Ajo më parë qepën e pret në feta të holla, pastaj i qet rigon dhe piper të bluar.

▪ Pastaj i qetë sipër uthull vere dhe vaj ulliri.

▪ Enën e mbulon me folie transparente dhe e lë të qëndrojë dy orë ose më shumë.

Kjo procedurë i jep qepës shije të butë dhe aromatike.

Nigella në vend të trangujve përdor marajë në mënyrë që të mos ketë tepricë lëngu, ndërkaq domates së prerë për së gjati i hedh sheqer dhe kripë, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

– 1 qepë;

– 1 lugë rigon;

– 1 lugë uthull vere;

– kripë;

– piper;

– 1 lugë e vogël sheqer;

– 200 ml vaj ulliri;

– 1 sallatë e vogël e gjelbër;

– 1 kokërr marajë;

– 125 gr ullinj të zinj pa bërthama;

– 400 gr djathë feta;

– ½ limoni.

Përgatitja:

▪ Qepën e prerë në feta të holla marinoje në përzierje vaji, djathi dhe rigoni dy orë.

▪ Pritni domaten në feta të holla dhe qitni pak kripë dhe sheqer.

▪ Pritni sallatën dhe marajën dhe qiteni në një enë dhe shtoni ullinjtë, djathin feta të thërrmuar, domaten, qepën e kuqe bashkë me erëzat dhe lëngun e gjysmë limoni.

▪ Përzieni butësisht dhe mirë dhe shërbeni.

 

Menu Title