.
×

Kuvendi nis seancën e jashtëzakonshme



Botapress 27 Qeshor- Nis me pothuajse gjysmë ore vonesë seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës. Në këtë seancë është një pikë e rendit të ditës, votimi në lexim të dytë i projektligjit për tatimin në të ardhurat e korporatave.

Pas kësaj seance, është paralajmëruar edhe një seancë e dytë e jashtëzakonshme, ku do të tentohet që për herë të tretë të votohet në lexim të dytë ky projektligj dhe votimi i amendamentit 5 të propozuar nga deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu, që mundëson harmonizimin dhe funksionalizimin e Ligjit për Sponsorizime.