.
×
KK GJAKOVE

Kuvendi Komunal i Gjakovës miraton deklaratë në mbrojtje të Ramush Haradinaj



Organi legjislativ i komunës së Gjakovës, më saktë këshilltarët e Asamblesë Komunale, sot kanë mbajtur mbledhje të jashtëzakonshëm me të vetmen pikë të renditë të ditës, kërkesë kryesore për lirimin e ish – Komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish – kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili po mbahet në paraburgim nga autoritetet franceze, sipas një urdhër arrestimi të lëshuar nga Serbia.

Në ketë mbledhje të cilën e kryesoi Luan Gola, kryesues dhe me pjesëmarrjen e kryetares së Komunës Mimoza Kusari – Lila, të gjithë kryesuesit e grupeve të asamblistëve të subjekteve politike në Gjakovë, dhanë përkrahje dhe mbështetjeje për Ramush Haradinaj, duke besuar edhe në drejtësinë e shtetit Francez, aprovuar një deklaratë të përbashkët me këtë rast.

Deklaratë

  1. Kërkojmë nga organet e drejtësisë Franceze që me procedurë të përshpejtuar të shqyrtojnë rastin Haradinaj gjegjësisht keqpërdorimin e Interpolit nga ana e Serbisë, dhe deri në marrjen e vendimit për refuzimin e kërkesës së një shtetit të tretë që në këtë rast është Serbia që z. Haradinaj të jetë i lirë.
  2. Kërkojmë nga Qeveria e republikës së Kosovës që në procesin e dialogut me Serbinë, te vendosë që si pikë prioriteti të jetë heqja e fletarrestim për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës sepse në të kundërtën kjo cenon sovranitetit e Kosovës.
  3. Z. Haradinaj ka dëshmuar me shkuarjen vullnetare në Tribunalin e Hagës në cilësinë e Kryeministrit të Kosovës, i cili Tribunal në dy shkallët e vendosjes e ka konfirmuar pafajësinë për të njëjtat akuza.
  4. Gjenocidin e ushtruar ndaj popullit të Kosovës, posaçërisht gjatë viteve 1998-1999 e dënuan të gjitha shtetet demokratike të botës dhe e ndëshkuan me intervenimin e aleancës më të fuqishëm të botës NATO-së, ku një ndër shtetet më aktive ishte shtetit i Francës. Me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës shteti Francez ishte ndër të paratë që beri njohjen e Kosovës shtete i pavarur dhe Sovran, këtë e vërtetoj edhe Gjykata Ndërkombëtarë e Drejtësisë(GJND).
  5. Kuvendi Komunal i Gjakovë , kërkon nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare që në as një rrethanë të mos nëpërkëmbën vlerat tona kombëtare e që në këtë rast përfaqësues më i denjë i vlerave kombëtare është ish – komandanti i UÇK-së z. Ramush Haradinaj.KUVENDI KOMUNAL GJAKOVE