.
×

Kush janë agjëruesit në skenën tonë politike ? Ja emrat e tyre



Shumica e politikanëve kosovarë nuk agjërojnë

Ka vite që nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli, agjëron Ramazanin.

 

Ani pse i duhet të lëvizë e të mbikëqyrë punët kohë pas kohe, këtë nuk e sheh si pengesë.

Madje është një nga politikanët e rrallë që kryen këtë obligim fetar.

 

E në fakt Pacollët njihen si goxha të qëndrueshëm kur është puna tek Ramazani.

 

Edhe vëllai i tij, ministri i jashtëm Behghet Pacolli, agjëron tash e sa vite.

E teksa i bën të qarta arsyet e agjërimit, Pacolli shton se e di që politikanët shpesh janë të padrejtë.

 

E urime për qytetarët me rastin e Ramazanit bënë edhe politikanët tjerë të Kosovës.

 

Shumica prej tyre shpresuan për agjërim të lehtë.

 

Por si i kanë punët tjerët politikanë me Ramazan dhe a agjërojnë ata?

 

Presidenti Hashim Thaçi nuk agjëron.

 

Ai nuk harron të solidarizohët me të tjerët por vetë siç duket nuk agjëron.

 

Para tij në një takim që pati të merkurën qëndronte një shishe me ujë ani pse jo e hapur, megjithatë Thaçi nuk siç dihet nuk është se njihet për praktikumin e fesë.

 

Një shishe uji e hapur qëndronte të mërkurën edhe para kryeparlamentarit Kadri Veseli.

 

Si duket as Veseli nuk agjëron.

 

Kjo u pa në diskutimin publik që kishte organizuar KDI dhe ku ishte i ftuar Veseli.

 

E kabinetet e këtyre të dyve nuk konfirmuan nëse agjerojnë apo jo Presidenti e kryeparlamentari duke e parë si çështje personale të tyre.

 

As Kryeministri nuk agjëron.

 

Ai nuk harroi t`i urojë besimtarët për Ramazan por vetë është deklaruar madje se nuk e di pse është mysliman dhe se të tillë e bën vetëm emri që mban .

 

Kryeministri po ashtu ishte deklaruar se nuk shkon në xhami.

 

Por haptas qëndrimin për fenë dhe mbajtjen e Ramazanit e ka shprehur shpesh edhe nepër rrjete sociale deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku .

 

E si duket ai edhe sivjet agjëron.

 

Njëri nga deputetët e Kuvendit të Kosovës e ka për herë të parë agjërimin.

 

Haxhi Shala i Nismës Socialdemokrate e tha këtë për Frontal.

 

Ndryshe nga Shala, anëtarët e komisionit për Buxhet dhe Fiannca, në shumicë nuk agjerojnë.