[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kush janë 2 të dyshuarit për vrasjen e Xhemajl Mustafës? Ja emrat? (Video)



Botapress, 28 Shtator – Më 23 Nëntor të vitit 2000, rreth ores 15.45 minuta, Xhemajl Mustafa po kthehej në banesën e tin në Dardani. Në atë banesë ai kishte jetuar viteve të fundit të jetës së tij. Në atë banesë kishte përjetuar anktin e luftës të për 78 ditë e 78 netë të kohës së bombardimeve të NATO-s në mars të vitit 1999. Në këtë banesë ku po shkonte për herë të fundit, kishte shkruar fjalët e para të ditarit të tij të luftës, të cilin e botoi pas clirmit me titull: “Një lutje për Prishtinën”, shkruan Botapress.
Në hyrje të banesës, në shkallët që qojnë drejt banesës së tij, dy veta ia nxunë pritën. Shtinë me armë! E lanë të vrarë në shkallët e hyrjes të banesës së tij në Lagjen Dardania në Prishtinë.

Hetimet e nisura nga Aleksandër Lumezi, mbetën në gjysmë…

Vrasja e Xhemajl Mustafës mëm 23 nëntor të vitit 2000 mbetet një prej vrasjeve më të rënda dhe më të mistershme në Kosovën e pasluftës. Një ngjarje që ka tronditur jo vetëm familjen por edhe gjithë Kosovën dhe popullin e saj shkruan Botapress.
Ngjarja tragjike megjithëse ka ndodhur në orët e pasdites, rreth orës 15h, derisa ende ishte ditë e jo errësirë, vazhdon të mbetet mister i pazbuluar.
Hetimet për këtë vrasje i filloi policia e UNMIK-ut, i vazhdoi Prokuroria Themelore e Prishtinës, nga ish-prokurori i kësaj Prokuroria Aleksandër Lumezi, sot kryeprokuror i Prokurorisë së Kosovës, për t’u bartur si lëndë në EULEX.
Por, as UNMIK-u, as Prokuroria Themelore e Prishtinës e as EUELEX-i nuk kanë arritur të zbardhin këtë vrasje. Në fakt deri më tash ka patur të dyshuar por jo edhe të akuzuar.

Kush janë të dyshuarit?

Por vrasja e Xhemajl Mustafës dhe e vrasjeve të tjera të pasluftës në Kosovë do të jetë objekt i trajtimit nga Gjykata Speciale e Kosovës me seli në Hagë. Burime të Botapressit marrin vesh se EULEX ka bartur lëndën e hetimit të kësaj vrasje në Speciale. Në këtë kuadër edhe vetë hetuesit e Speciales tashmë kanë nisur punën e tyre.
Kështu prokurorët e Gjykatës Speciale në fillim të dhjetorit të vitit 2018 kanë intervistuar në burgun e Dubravës Astrit Shabanin, i dënuar më 20 vjet, përkatëisht 18 vjet burg për për vrasjen e pesë personave, katër prej tyre romë dhe një shqiptar.
Më 14 gusht 2003, Gjykata e Qarkut në Prishtinë me aktgjykimin P. Nr. 94/01, e kishte gjetur Astrit Shabanin fajtor për vrasje dhe e kishte dënuar me 20 vjet burgim.
Astrit Shabani, nga fshati Mramor i Prishtinës ishte ankuar në Gjykatën Supreme të Kosovës e ankesë kishte paraqitur edhe më 16 maj 2011 në Gjykatën Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese më 20 mars 2012 kishte sjellë vendim me anë të cilit rastin e kishte cilësuar si “ratione temporis”. Kërkesa lidhet me ngjarjet para 15 qershorit 2008, kur Kushtetuta hyri në fuqi. Rrjedhimisht, kërkesa është jashtë afatit dhe për këtë arsye është e papajtueshme me dispozitat e Kushtetutës”, thuhet ndër të tjera në aktvendimin e Kushtetueses.
Të shtojmë se I intervistuari prej hetuesve të Gjykatës Speciale, Astrit Shabani, më 18 gusht 2007 ishte arratisur vetë i 7-ti nga Burgu i Dubravës, i cili rreth një vit pas ishte kapur sërish gjatë një operacioni nga Drejtorati i Krimeve të Rënda të Prishtinës, raporton Ballkan.info, përcjellë Botapress.
Përvec Astrit Shabanit dyshohet se në vrasjen e Xhemajl Mustafës ka dorë edhe Ridvan Neziri, që të dy ish-pjestarë të UCK-së e më pas të TMK-së. Ky i fundit, Ridvan Neziri ishte pjestar i SHIK-ut, Shërbimit Informativ të Kosovës.

Heshtja injorante e zyrtarëve për informim të Prokurorisë Speciale të Kosovës

Botapress ka kontaktuar Zyrën informim të Prokurorisë Speciale të Kosovës, për më shumë se një javë rresht nuk kemi marrë asnjë përgjigje.
Pyetjet me shkrim u janë dërguar dy herë ne email të Liridona Kozmaqit, Artan Grantollit e Miranda Mehmetit por ata nuk e kanë parë të udhës të na kthejnë përgjigje.
Për hir të opinionit dhe për të demaskuar injorancën e zyrtarëve të Prokurorisë Speciale të Kosovës po i botojmë pyetjet dërguar këtyre tre zyrtarëve për informim.
1 A eshte duke u hetuar edhe me tutje vrasja e Xhemajl Mustafes i vrare me 23 Nentor të vitit 2000 në Prishtinë, apo për këtë rast janë, hetimet janë transferuar në Gjykatën Speciale?
2. A janë intervistuar nga Prokurira Speciale Astrit Shabani e Ridvan Neziri të dyshuar për vrasjen e Xhemajl Mustafës?
Vrasja e Xhemajl Mustafës është pjesë e hetimeve të Gjykatës Speciale sepse kjo vrajse është bërë në kohën kur kjo Gjykatë ka të drejtë të bëjë hetime.
Se a do të zbulohet vrasja e Xhemajl Mustafës dhe vrasjet e tjera të pasluftës, mbetet të shihet në ditët dhe muajt e ardhshëm.
Drejtësia sa do e vonuar shëron pak a shumë plagët e vrasjeve të luftës e të pas luftës në Kosovë.

Menu Title