[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kush është djali nga Kosova që i mori zemrën Rovena Stefës ?



Këngëtarja Rovena Stefa së fundmi ka sjellë projektin e shoqëruar me videoklip “Le të thyhen gotat” i cili është pritur mirë nga publiku.

Në një intervistë në “Reload” në Dukagjini, ka treguar se tashmë është në një lidhje dashurie me një djalë nga Kosova.E pyetur nëse ajo do të vijë në Kosovë apo ai do të shkojë të jetojë me Rovenën në Shqipëri, këngëtarja është përgjigjur:

“Këtë gjë e rregullojmë, nuk është fare problem”.

Duke folur për projektin e fundit këngëtarja ka thënë se mesazhi i saj lidhet me kalimin e pandemisë. “Ka qenë kohë shumë e tmerrshme për të gjithë.

Muzika është e vetmja mënyrë që na hekë pak marazin. Edhe kënga lindi në një atmosferë të ngrohtë dashurie”, tregon ndër të tjera Rovena Strefa, transmeton Botapress.info

 

Menu Title