.
×

Kush është 9-vjeçari nga Suhareka, një talent i njohur në Manchester United



Është vetëm 9 vjeçar dhe quhet Sidrit Shala. Ai përpos se është nxënës i shkëlqyeshëm në shkollë ka aftësi të mahnitshme të futbollit dhe zhonglimit të topit.

Si duket Sidriti ka trashëguar gjenin e gjyshit të tij, Dervish Shala, i cili njihet nga suharekasit si një nga futbollistët më të mirë të gjeneratave të para në Klubin Futbollistik “Ballkani” të Suharekës.

Në një garë të hapur e që ishte organizuar nga posta internacionale DHL në bashkëpunim me klubin prestigjioz anglez Manchester United, ku fëmijët kanë mundur që të dërgojnë videot e tyre duke zhongluar topin apo edhe duke bërë ndonjë “trick”, Sidriti mori pjesë me një video duke zhongluar topin për disa çaste pa u ndalur.

“Krejt kjo kishe filluar si asgjë nga xhaxhai i tij, Fisniku, që kishte dërguar videon dhe ne nuk e morën shumë seriozisht, por kur e pamë ai ishte përzgjedhur në 11-shën e botës për atë garë” – u shpreh babai i tij Leonard Shala për TherandaPost.

Sidriti kishte fituar garën bashkë me 10 garues të tjerë duke u futur në 11-shën e asaj gare. Ai kishte fituar pozicionin e qendër-mbrojtësit në atë garë dhe për çudi DHL në bashkëpunim me Manchester United nuk e kishin njohur Kosovën si shtet duke e vënë flamurin e Serbisë mbi emër.

Pas fitimit të garës, xhaxhait të Sidritit ju dërgua një email si vijon:

“Hi Sidrit,

Congratulations, we are please to inform you that you have made it into the DHL Trick Challenge final eleven. As a result you have won a full Man Utd kit, football and personalised football boots.

Please respond to this email, confirm your address and provide your Shirt, Short and Shoe size by Monday 19 May to claim your prize.

Many thanks”

Në e-mail thuhet se ai kishte fituar garën dhe bashkë me të edhe një komplet të pajisjeve sportive me stampën e Manchester United dhe DHL. Vlen të veçohen këpucët e futbollit që janë me emrin e tij poashtu edhe fanela por edhe një top futbolli me nënshkrimet e të gjithë lojtarëve të Manchester United, duke përfshirë edhe Adnan Jonuzajt. Atij ju kërkua masa e të gjitha veshjeve dhe të gjitha ato i arritën me postë në Suharekë duke e gëzuar këtë talent jashtë mase.

Sikur të kishte një shtet normal ky djal duhej të merrej dhe të subvencionohej për të zhvilluar talentin e ri por kjo gjë nuk u vë re nga askush. Është TherandaPost ajo që u informua nga familjarët e Sidritit për të bërë këtë artikull që ne ndihemi shumë të privilegjuar pasi po shkruajmë për një talent që e njeh një klub sikur Manchester United./therandapost.com/