.
×

Kush bënë pjesë në jurinë profesionale e “Nine Eleven”?



Edicioni i 11 i Festivalit të Filmit të Shkurtë “Nine Eleven Dedication”, që do të nis në mbrëmjen e së dielës, tashmë ka të publikuar edhe jurinë profesionale të cilët do të vlerësojnë filmat pjesëmarrës në këtë garë filmike.

Sipas organizatorëve juria profesionale e këtij edicioni është në përbërje të: Haqif Mulliqi –dramaturg/skenarist, Agron Vula – montazher, Florent Boshnjaku – kompozitor, Lendita Zeqiraj – regjisore, Mensur Safqiu – aktor dhe Gresa Pallaska – aktore.

Festivali “Nine Eleven”, në mbrëmjen e së dielës e ka ceremoninë e hapjes, ndërkaq për tri mbrëmje me radhë do të bëjë prezantimin e filmave konkurrentë. Më 11 shtator, ashtu sikur edhe në edicionet e shkuara mbyllet festivali me ndarjen e çmimeve për më të mirët