.
×

Kusari-Lila: Po e paguajmë “haraçin” e Palit!



Mimoza Kusari- Lila pranon se pritjet e gjakovarëve kanë qenë shumë të mëdha nga udhëheqja e re komunale, mirëpo, sipas saj, edhe borxhet kanë qenë të mëdha.

Ajo ka shtuar se po që se 3 milion euro të borxheve të ishin investuar në projekte kapitale, Gjakova tashme do të kishte pamje tjetër.

“Qytetarët mund të mos jenë të kënaqur për shkak se pritet kanë qenë të mëdha, ndërsa askush nuk ka qenë i vetëdijshëm për obligimet dhe ngarkesat që në kemi pasur”, ka thënë Kusari- Lila.