.
×

Kusari-Lila: Ka shumë hapësirë të pashfrytëzuar mes shqiptarëve në nivelin ekonomik (Video)



Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, thotë se ende ka shumë hapësirë për bashkëpunim ekonomik mes Kosovës dhe Shqipërisë por edhe trojeve të tjera shqiptare.

Në emisionin “Shqip”, ajo ka thënë se shqiptarët shpesh humbin fokusin politik, duke u përqëndruar më shumë në politika afat shkurtëra.

“Mendoj se ka hapësirë të madhe për bashkëpunim ekonomik. Ndjej se ende në Tiranë dhe Prishtinë ndjehet ndikimi i politikave të grupeve të caktuara ekonomike. Arsyeja që Serbia është një akter në Ballkan, lidhet me forcën ekonomike që ka. Nëse shikohet numri i shqiptarëve në Ballkan ne jemi të barabratë dhe parashihet ta kalojë kombin serb”, thotë ajo.

“Prandaj shpeshëherë humb ky fokus duke u fokusuar në politika afatshkurtëra se sa një politikë afatgjate.”, tha Kusari-Lila.

Ajo ka thënë se ende ka shumë hapësirë të pashfrytëzuar mbarëshqiptare në nivelin ekonomik.

“Ka shumë hapësirë të pashfrytëzuar mbarëshqiptare në nivelin ekonomik”, ka thënë Kusari-Lila.