.
×

Kurti: Thaçi është rrugës drejt azilit politik në Rusi



Lëvizja Vetëvendosje, ka mbajtur konferencë për media ku ka folur kryetari i këtij subjekti, Albin Kurti. Ai ka folur për 4 alternativat që sheh Lëvizja Vetëvendosje në lidhje me bisedimet me Serbinë.

“Ratifikimi i Kosovës me Malin e Zi e ka inkurajuar edhe më tepër Thaçin për pazare territoriale me Serbinë, nga i cili ne sërish do të dalim humbës”, tha Kurti, raporton EO.

Kurti tha se Haradinaj i dha Malit të Zi hektar tokë për të zënë një ulëse për vete dhe tani këtë gjë sipas tij, po e bënë edhe Thaçi. “I bëjë thirrje AAK-së, NISMA-s, të mos formojnë ekip negociator që do i shërbente Thaçit para faktorëve ndërkombëtar se nuk është i vetmuar, ai është veçse i vetmuar, kjo u dëshmua në protestën e 29 shtatorit ku dëshmua se populli nuk është i këtij njeriu”, tha Kurti.

Kurti tha se askush më parë nuk e kishte besuar se Gruevski do të kërkonte azil në Hungari dhe sipas tij kësaj rruge është edhe Thaçi, i cili së shpejti do kërkoj azil në Rusi. “Asaj rruge është edhe Thaçi, drejt azilit politik në Rusi, ne nuk mundemi me e ndalë rrugën e tij, por mundemi me e ndalë me e marrë Kosovën me vete, Kosova nuk futet në valixhe, toka jonë është përplot gjak e lot të brezave, të palarat e Thaçit nuk i shërbejnë tokës së Kosovës”, tha Kurti.

Ai tha se Lëvizja Vetëvendosje propozon 4 hapa për bisedime me Serbinë si 4 alternativa: shqyrtimi dhe vlerësimi i dialogut 6 vjeçar në Kuvendin e Kosovës, ne duhet ta dimë se çka duam dhe cilat janë qëllimet tona dhe duhet të bëhet një liste kërkesash ndaj Serbisë për kthimin e të pagjeturve etj, platforma me parime te Kosovës për bisedime me Serbinë dhe ekipi negociator të jetë me legjitimitet nga Kuvendi.

Kurti tha se ekipi negociator duhet t’ i raporton Kuvendit dhe komisioneve nga kërkesat siç është normale në një Republikë siç është Kosova.

Ai tha se 2 hapat e parë mund ti bëjnë edhe para zgjedhjeve të reja, ndërsa hapat 3 dhe 4 vetëm pas zgjedhjeve qe do sjellim legjitimitet të freskët sepse nuk janë tema që janë biseduar në fushatën e fundit.