.
×

Kurti pas Mustafës takohet me OVL-në e UÇK-së: Serbia i ka shumë borxh shqiptarëve



Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje i prirë nga Kryetari Albin Kurti, anëtari i Kryesisë dhe deputeti Rexhep Selimi dhe anëtari i Kryesisë Ajet Potera vizituan Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Temë diskutimi mes delegacionit të VV-së dhe kryetarit të OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati  ka qenë negociatat Kosovë-Serbi, si dhe për zhvillimet e fundit në lidhje me listat e veteranëve.

“Ishte konstatim i përbashkët që aspiratave të Serbisë duhet t’iu kundërvihemi si shtet dhe se Serbia i ka shumë borxh shqiptarëve dhe Kosovës. Në anën tjetër, veteranët dhe invalidët e luftës së UÇK-së janë vlerë e shoqërisë sonë, se ata kanë probleme të shumta sociale, dhe se nevojitet përgjegjësi, rregull e saktësi në trajtimin e çështjeve të tyre”.

“Në fund, të dy palët u dakorduan për kontakte, komunikim e takime më të shpeshta në këto kohë tejet të rëndësishme për Kosovën dhe kombin tonë në përgjithësi”, thuhet në njoftim./BP/