[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kurti paralajmëron tubim publik në Prishtinës më 12 qershor



Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka paralajmëruar se partia e tij, tashmë në opozitë, së shpejti do të mbajë një tubim në sheshin kryesor të Prishtinës.
“Tubim në Sheshin “Skënderbeu”, të premten me 12 qershor”, ka shkruar Kurti, në një postim në llogarinë e tij, në rrjetin social Facebook, në natën e së shtunës.
Ish-kryeministri i Kosovës ka thënë se caktimi i datës së tubimit erdhi pas një takimi të qendrave të VV’së.
“Në mbledhjen e sotme me Qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! diskutuam për shumë çështje politike dhe organizative. Nga data 10 qershor 2020 e deri më 17 qershor 2020 mbahet “Java e Lëvizjes”, organizim yni ky tradicional i përvitshëm me aktivitete të shumta”, ka treguar Kurti.
“Në veçanti Qendrat tona shprehën gatishmërinë dhe interesimin që 21 vjetori i çlirimit të Kosovës dhe 15 vjetori i VETËVENDOSJE!-s, të premten e ardhshme të 12 qershorit 2020, të shënohet me një tubim publik, duke e mbajtur distancën, në Sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë”, ka shkruar Kurti.
“Ndërkohë vazhdon mbledhja e nënshkrimeve të peticionit “Duam Zgjedhje!” anembanë Kosovës…”, përfundon shkrimi i tij.

Menu Title