.
×

Kurti paralajmëron heqjen e taksës ndaj Serbisë, por ka një kusht për Vucic



Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një intervistë për gazetën britanike “The Guardian”, ka deklaruar se Bashkimi Europian (BE) po gabon duke ia mbyllur derën Ballkanit Perëndimor duke zbehur edhe arritjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, po ashtu tha se Serbia duhet të ndryshon qasje ndaj Kosovës dhe Shqipërisë dhe se taksa ndaj produkteve serbe mund të hiqet, por ka një kush për diplomacinë serbe.

Kurti tha se qëndrim i BE’së për mos hapjen e negociatave ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, po i dëmton gjasat e Kosovës për të arritur marrëveshje me Serbinë, e cila ka refuzuar ta njohë pavarësinë e Kosovës që nga përfundimi i luftës së viteve 98-99.

Lideri i VV’së po thotë se Bashkimi Europian është i rëndësishëm për Ballkani, por edhe Ballkani është i rëndësishëm për BE’në.

“Po, Bashkimi Europian është i rëndësishëm për Ballkanin, por Ballkani është shumë i rëndësishëm për Bashkimin Evropian. Berlini dhe Parisi duhet ta dinë këtë mirë dhe është shumë pikëlluese për të gjithë ne që ata e kanë harruar këtë. Brenda disa dekadash, historianët do të shkruajnë se nuk kanë qenë dy luftëra botërore, por vetëm një luftë botërore me dy episode, ku gjithçka filloi në Sarajevë”, tha Kurti.

Kurti paralajmëroi se taksa 100 për qind ndaj Serbisë do të largohet vetëm nëse ka masa të plota reciproke për lejimin e tregtisë së mallrave kosovare në Serbi dhe ndaljen e fushatës diplomatike nga shteti serb.

“Nëse ata duan ta nisin dialogun, ata duhet që të mënyrë eksplicite t’i ndalin shpifjet rreth të drejtës sonë për shtetësi..“Serbia duhet të përballet me të kaluarën e saj, e jo t’i shikojë Kosovën e Shqipërinë me dylbi ushtarake. Serbia ka nevojë për një lloj analize të vetvetes”, tha Kurti.

Po ashtu Albin Kurti ka thënë se është plotësisht kundër idesë për shkëmbimin e territoreve me Serbinë, e cila u soll në tavolinë nga presidenti serb, Aleksander Vucic dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Çfarëdo kufiri i ri që të formohet, do të ketë serbë ose shqiptarë në anën tjetër të tij, e ata pretendojnë se mund ta bëjnë këtë në mënyrë paqësore”, tha Kurti…/gazetametro.net