[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kurti para 3 vitesh S’ka me pase ma anetare te bordeve me libreza te partive!



 

Botapress, 5 Prill – Gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e vitit 2017, me 9 Qershor, lideri i Vetëvendosjes, sot kryeministër i shkarkuem, Albin Kurti, ne nji interviste tha troç:
Ne pyetjen e gazetares “A keni me i depolitizu krejt, po – jo?”, ai pergjegjet:
“Po, ne do t’i departizojmë dhe depolitizojmë bordet. Nuk do të ketë më anëtarë të bordeve me libreza të partive ose me mbiemra të përveçëm që janë përzgjedhë”, pat thanë Kurti 2 ditë para zgjedhjeve të 2017.
Sot, si kryeminister i shkarkuem, Albin Kurti emnoi tre zyrtarë të Vetëvendosjes dhe disa aktivista si pjesë te bordeve të ndërmarrjeve të ndryshme publike, apo edhe institucioneve tjera në vend.
Mirsad Shkreta, ish-kandidat për deputet e këshilltar i ministrit Arben Vitia, u emnue anëtar në Bordin e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar.
Mentor Hyseni, Artan Dermaku, Avdullah Lala e Kujtim Shala ishin aktivista dhe zyrtarë që u emnuen në borde të Postës së Kosovës, Infrakosit dhe Ujësjellësit ‘Prishtina’, shkruen Reporteri.

Menu Title