.
×

Kurti: Nesër në protestë do jenë edhe anëtarët e PDK-së e LDK-së



Botapress 28 Shtator-Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se pret që anëtarë nga LDK dhe PDK të marrin pjesë në protestën e nesërme.

Këto deklarata Kurti i ka bërë gjatë një bashkëbisedimi me qytetarë përmes rrjetin social në “Facebook”.“Unë pres edhe anëtarë të LDK-së por edhe të PDK-së të vijnë në protestë. Është e rëndësishme që asnjë parti nuk ka dalë zyrtarisht me qëndrim kundër protestës”, tha Kurti.

Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar protestë e cila do të filloj nesër nga ora 14:00Qëllimi i kësaj proteste e cila sipas LVV-së, do të jetë masive është të ndalojnë Presidentin Thaçi të bëjë pazare me territorin e Kosovës.Motoja e protestës është “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”.

Gjatë ditës së sotme policia ka njoftuar se për protestën janë dakorduar me anëtarët e LVV-së që të jetë paqësore dhe të mos ketë incidente./bp/