[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kurti labil: : Dikur akuzonte Rugovën se bllokonte lëvizjen çlirimtare, sot përkulet para varrit të tij



Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, para dhe pas çlirimit ishte një nga kundërshtarët më të mëdhenj të ish-presidentit Ibrahim Rugova, qasja e tij ndryshoi tek në vitin 2019 kur arriti të bëhej kryeministër i Kosovqs.

Kurti në vitin 2002 kishte lëshuar një deklaratë të fortë nda Ibrahim Rugovës, ku thoshte se Rugova ka penguar dhe bllokuar çfarëdo dinamizmi të jetës dhe çfarëdo lëvizje çlirimtare e të rezistencës aktive.

“Ne e dimë politikën dhe sjelljen e Rugovës, ideja e Rugovës ka qenë ta pengojë dhe të bllokojë çfarëdo dinamizmi të jetës dhe çfarëdo lëvizje çlirimtare dhe rezistencës aktive”, deklaronte Kurti më 2002.

Por, 20 vjet paslufte Kurti u dorëzua dhe shkoi për vizitë te varri i Rugovës më 17 shkurt të vitit 2019, në Ditën e Pavarësisë së Kosovës teksa vet ishte kryeministër i vendit.

Jo vetëm kjo vizitë, Kurti një vizitë të tillë e bëri edhe sot në 15 vjetorin e vdekjes së Ibrahim Rugovës, ku në kohë fushate së bashku me Vjosa Osmanin bëri homazhe tek varri i ish-presidentit dhe thuri lavde për të.

Kurti sot se Rugova kishte përkushtimin e tij institucional dhe qetësinë e durimin njerëzor.

“Sot bashkë me presidenten e Republikës, erdhëm që të vendosim një kurorë me lule të freskëta tek varri i doktor Ibrahim Rugovës, presidentit të parë të Republikës të Kosovës nga viti 1992 dhe, njëkohësisht presidentit të parë të Kosovës pas çlirimit të vendit tonë, duke kujtuar insistimin e tij politik, përkushtimin e tij institucional dhe qetësinë dhe durimin njerëzor”, tha Kurti.

Kujtojmë se për shumë tema dhe çështje të mëdha, Kurti ka ndryshuar parimet dhe qëndrimet e tija publike, natyrisht ka hequr edhe dorë nga shumë kauza.

Më 18 shkurt 2002, në një intervistë për tv Vali e cila gjendet në YouTube, nga minuta 1:06:40 mund ta shikoni.

Menu Title