.
×

Kurti i jep leje të bisedojë Thaçit me Putinin vetëm për këtë gjë



Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se Presidenti Hashim Thaç, mund të bëjë marrëveshje me homologun e tij rus, Vladimir Putin, vetëm për të kërkuar azil politik në Rusi.

“Pas shumë lëshimeve që i ka bërë Vuçiqit, Thaçi është fotografuar me Putinin. Ai mund të bëjë marrëveshje me të vetëm për kërkesën personale për azil politik në Rusi”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij të Facebook-ut.