.
×

Kurteshi-Thaçit: Njihemi moti, i di lojërat tua politike



Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, këmbngul që të dij se cili institucion i Kuvendi të Kosovës ka dhënë lejen për angazhimin e ekspertit ndërkombëtar nga Komisioni Hetimor Parlamentar për hetimin e depërtimit të gjashtë ‘gylenistëve’.

“Unë dua të dij se cili institucion ligjor i Kuvendit e ka dhënë miratimin e angazhimit të ekspertit ndërkombëtar. Sepse unë do të jap një intervistë, dhe dëshiroj të dij se para kujt po flas”, ka thëën Thaçi.

Më pas ka reaguar anëtari i LVV-së në këtë Komision, Sami Kurteshi, i ka thënë Thaçit se njhihen moti, dhe se i di këto lojëra politike.

Ndërkohë anëtari tjetër në Komision, Anton Quni, ka thënë se e kuptojnë shqetësimin e Thaçit, që të interesohet se kush është eskperti, por thotë që edhe komisioni nuk dëshiron që të cënojë sigurinë kombëtare.

Quni më pas ka thënë se kjo po dëshmon se ai nuk është i gatshëm që të dëshmojë.