[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kurt ka arritur në Kuvend për takim me Thaçin



Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka arritur në Kuvendin e Kosovës ku pritet të takohet me presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

Takimi pritet që të fillojë për pak minuta.

Kurti është lideri i parë që do të takohet sot me presidentin e vendit, derisa pas tij Thaçi do të shihet edhe me liderët e partive tjera.

Para shkuarjes në takim, përmes një letre Kurti i ka shkruar Thaçit se sot do të bisedojnë bashkë vetëm për shpërndarjen e Kuvendit në mënyrë që të shkohet në zgjedhje të reja.

 

Menu Title