.
×

Kur profesorët universitar shkelin me vetëdije Statutin (Dokument)



Komisionet vlerësuese në Universitetin e Prishtinës, nuk kanë përfillur procedurat komfor Statutit të UP-së për përzgjedhjen e stafit akademik.

Në konkursin e fundit për zgjedhjen e stafit akademik, komisionet vlerësuese në të shumtën e rasteve e kanë shkelur Statutin, dhe çuditërisht këtë e kanë bërë edhe pas paralajmërimit që rektorati ju ka bërë njësive akademike që të respektohet në përpikëri Statuti.

Burime të ORAinfo, bëjnë të ditur se anëtarët e komisioneve vlerësuese, për thirrjen e profesorit të rregullt, kryesisht e kanë shkelur nenin 175, pikat 1.2.1 dhe 1.2.7, por, ka edhe shkelje të tjera të nenit 175.

 

Në vijim po e sjellim një raport për thirrjen e profesorit të rregullt. Nga formulari i mëposhtëm vërehet se kandidati nuk e plotëson pikën 1.2.1 të nenit 175, pra, kandidati nuk e ka asnjë monografi shkencore ndërkombëtare.

Megjithatë, edhe pse kandidati nuk i plotëson kushtet sipas Statutit të UP-së, komisioni vlerësues rekomandon që kandidati të avancohet në thirrjen e profesorit të rregullt.

Ndryshe, dje rektori Ramadan Zejnullahu edhe njëherë e konfirmoi qëndrimin e tij që nuk do të ketë avancime në kundërshtim me Statutin e Universitetit të Prishtinës.Orainfo