.
×

Kur kryeministri shërben më ujë qytetarët! (Foto)



Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, vazhdoi sot takimet me delegacionet e fshatrave Shipitullë dhe Hade, me të cilët një ditë më parë pati zhvilluar bisedat gjatë ditës deri në orët e vona të natës në Obiliq.

 

Kryeministri Haradinaj ka dëgjuar shqetësimet dhe problemet e delegacioneve të dy fshatrave të Komunës së Obiliqit për çështjen e shpronësimit të pronave të pasura me thëngjill, të domosdoshëm për furnizimin e rregullt të Korporatës Energjetike të Kosovës.

 

Në bisedë me delegacionet e të dyja fshatrave të Komunës së Obiliqit, kryeministri Haradinaj ka arritur pajtueshmërinë për zgjidhjen e shqetësimeve të tyre sipas modelit dhe praktikës së mëhershme të zbatuar në rastin e fshatit Hade, shkruan lajmi.net.

 

Ndërkaq në fotografitë e dërguar nga zyra e kryeministrit, shihet se si Haradinaj qëndron në këmbë dhe shërben me ujë banorët e këtyre dy fshtarave.

 

Në të njëjtën kohë, Haradinaj shihet duke i dërgjuar me vëmendje vërejtjet e këtyre banorëve.
ramush1ramush2ramush3