.
×

Kur kishte 170 kilogramë, të gjithë u tallën me të – por tani të gjithë vrapojnë pas saj



Një vajzë, tanimë fanatike e palestrës ka rënë rreth 80 kilogramë duke shmangur varësinë, sidomos ndaj ushqimit të shpejtë. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Alysha McNair, 21 vjeçe, peshonte rreth 170 kilogramë, pasi zakoni i saj i ushqimit e detyronte madje që të vizitonte deri në pesë shitore të ndryshme, për një vakt.

Ndërsa marrja e përditshme e rekomanduar për gratë është 2.000 kalori, Alysha, nga British Columbia, po konsumonte dy herë më shumë se kaq, në vetëm një vakt.

Mbipesha e saj e detyroi atë të veshte veshje me madhësi XXXXL, gjë që çoi ndër vite të ngacmimit në shkollë.

Por Alysha vendosi të ndryshojë mënyrën e saj pasi e kuptoi se ajo kishte vetëm dy opsione: “Ndrysho ose vdis”. Kështu që ajo vendosi të shkonte në palestrën lokale, hoqi ushqimin e shpejtë dhe tani, ata që nuk e kanë parë për një kohë, mund të mos e njohin fare.