.
×

‘Kur je mirë me shëndet nuk i intereson askujt ndërsa kur je i sëmurë interesohen të gjithë për ty’



Shkruan: Shkumbin Aliu -Kur je me shëndet nuk i intereson askujt ndërsa kur je i sëmurë interesohen të gjithë për ty

Kjo është dyfytyrësia e rradhës e popullit tonë. Kur je me shëndet të mirë askush nuk interesohet për ty ndërsa po u sëmure atëherë të gjithë interesohen për ty miqtë dhe armiqtë.

Kjo gjë më së shumti vërehet tek qendrat e ndryshme të mjekësisë familjare, në spitalet rajonale dhe në QKUK, gjendje e cila tregon për ndërgjegjen e fëlliqur, të baltosur që po vazhdon të praktikohet çdo ditë e më shumë nga qytetarët tanë.

Një familjar të sëmurë e shoqërojnë 5 deri 10 persona ( ka pasur edhe 20 e më shumë) dhe të gjithë rrinë dhe bëjnë presion mbi personelin shëndetësor duke e penguar punën e tyre dhe duke komplikuar shëndetin e familjarëve të tyre.

Janë po ata persona që ndoshta e kanë shkaktuar gjendjen e rënduar shëndetësore të familjarit të tyre dhe tani dëshirojnë të gjejnë shfajësim tek personeli shëndetësor.

Saherë që shkon njeriu në qendrat e mjekësisë familjare çdokush mund të shikon se këto qendra janë të stërmbushura me njerëz të profileve të ndryshme dhe kur i shikon të mbushet mendja që asnje qytetar shqiptar nuk gëzon shëndet por të gjithë janë të sëmurë. Por në fakt për një njeri kanë ardhur 5 deri 10 persona të cilët qëndrojnë afër familjarit të tyre sa për t’a pastruar kinse personalitetin e tyre dhe për të mos hyrë në “gojën e botës”.

Kjo gjendje duhet të ndryshoj dhe duhet të pastrohet personaliteti i përbaltosur i pjesës më të madhe të atyre që e shoqërojnë familjarin e tyre për të kërkuar ndihmë shëndetësore në qendrat e ndryshme të trajtimit të sëmundjeve.