.
×

Kur i duhen i quan edhe vëllezër, thirrja e Veselit për VV’në e LDK’në



Kryetari i  Kuvendit, Kadri Veseli në një fjalim në Kuvend të Kosovës ku pjesëmarrës ishin vetëm deputetët e partisë që drejton ai PDK’së ju ka bërë thirrje vëllazërore LDK’së dhe Vetëvendosjes që të votojnë Tribunalin.

“Nëse jeni të hidhëruar që unë e kam filluar atëherë ja bëjmë si të doni, por ju lus që të jeni në Kuvend dhe ta votoni këtë Tribunal.

Veseli ka thënë se kur është bërë deputet është betuar që do ti gjejë të pagjeturit.

“Kur jam futur në Kuvend si deputet, jam betuar para fotografive që janë jashtë Kuvendit se nuk do të mbesin më jashtë.

Këtë iniciativë që e kam marrë nuk e bëj për hakmarrje personale.

“Serbia është e obliguar të paguajë për gjenocidin që ka kryer mbi popullin e Kosovës. Kriminelët do të sillen para drejtësisë një nga një sepse ka fakte dhe dëshmi për këto krime të kryera. Nuk e bëj për hakmarrje personale, por besoj në drejtësi dhe në fqinjësi të mirë edhe me Serbinë në të ardhmën” ka thënë Veseli.