.
×

Kur flasim shqip në Beograd na merrë vesh e gjithë bota !



Florim Zeqa
Sikur është bërë praktikë gjatë këtyre viteve të fundit t’i quajmë “historike” çdo takim, mbledhje, inaugurim, fjlaim apo edhe ndeshje futbolli edhe pa pasur ndonjë rëndësi të veqantë, vetëm e vetëm të ngrisim lartë “vlerat” e të adhuruarëve tanë qofshin ata politikan, sportist apo artist estrade,…krejtë kjo bëhej për ngjalljen e vëmëndjes së opinonit për gjëra pak të rendësishme, duke harruar kështu problemet e shumta të popullit shqiptar andej dhe këndej kufirit.
Ngjarja e djeshme në Beograd vërtetë ishte e përmasave historike, jo për faktin se ishte e para pas 68 vjetësh e një kryeministri shqiptar në Beograd, por për paraqitjën dinjitoze të kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili veçse kryeministër i Shqipërisë, foli burrërisht, pa frikë dhe pa asnjë ekuivok në emrin e të gjithë shqiptarëve.
Që nga shpallja e pavarësisë së Republikës së Kosovës së 17 shkurtit 2008 e deri në ditën e djeshme, asnjë lider shqiptar qoftë nga Shqipëria apo Kosova, nuk qe në gjendje kështu qartë, bindshëm dhe në vendin e duhur t’ua thonë ndër sy pushtuesve serb realitetin e krijuar në Ballkan.
Kosova e pavarur, një realitet i pakthyeshëm…ishte leksion politik për shtetin serb pas ngjarjeve të 19 tetorit dhe mesazh i fuqishem për të gjithë liderët shqiptar,…për guximin politik, përgjegjësinë shtetëore dhe nivelin kombëtar të një burrështetasi shqiptar.
Reflektimit pozitiv të kryeministrit shqiptar në Beograd, ju përgjigjën në mënyrën më të sinqertë të gjithë shqiptarët e trojeve etnike dhe Diasporë, me përkrahjën e parezervë ndaj kryeministrit shqiptar,…duke dëshmuar kështu edhe njëherë se kur janë në pyetje interesat kombëtare, për shqiptarët nuk ka ndarje në baza partiake apo fetare,…e freskët kthehet në kujtesën e shqiptarëve thënja e të madhit Pashko Vasa; “Mos shikoni kisha e xhamia, feja e shqiptarit është shqiptaria” !
Me vizitën e tij historike në Beograd, apo më mirë ta themi me fjalimin e tij historik, kryeministri shqiptar Edi Rama është ngarkuar me përgjegjësi të larta kombëtare e cila duhet të rezultojë me mbrojtjën dhe avancimin e të drejtave kombëtare të shqiptarëve në Luginën e Preshevës,…me çka deklarata e Ramës jo vetëm që do të bëhej më kuptimplote, do të reflektonte siguri dhe shpresë për jetë të shqiptarëve në ato troje të pushtuara.
Në të kundërtën, nëse kjo nuk ndodhë, atëherë deklaratat e Ramës mund të prodhojnë efekte tejët negative për shqiptarët e Luginës, të cilët pas pavarësisë së Kosovës janë bërë cak i vazhdueshëm i politikës hegjemoniste të Serbisë.
Ngase fjalimi SHQIP i Ramës në Beograd përveçse do të jetë sfidë për politikën shqiptare, do të jetë edhe një testim i fuqisë politike  të Ramës nga ana e ndërkombëtarëve.