.
×

Kur  diplomacia dhe arti bëhen bashkë,suksesi nuk mungon



Gjeorgjia takohet me Kosovën në Berlin nëpërmjet artit

Hajriz Mamaj, Bota pBerlin

Me 1 tetor ne lokalet e Ambasadës së Republikës së Kosovës është hapur ekspozita “Arti  ska kufi” e cila do të jetë e hapur deri ne fund te muajit.

Nëse nisemi nga fakti se edhe diplomacia është një lloj arti  në pasqyrimin  e një realiteti shoqërore,atëherë  lirisht mund te themi se diplomacia politike dhe arti përafrohen shumë ne mes veti sepse të  dyja në vete ngërthejnë forma komunikimi me njerëz .E para,pra diplomacia me fjalë dhe te shumtën e rasteve  fshehje  të realitetit,e dyta arti-piktura i  shtynë njerëzit të mendojnë për temën dhe motivet që trajtojnë artistët në punimet e tyre artistike.

Ambasada e Republikës së Kosovës  në dy vitet e fundit ka zgjedhur një formë të mirë të komunikimit me qytetaret e Berlinit dhe  vendeve  të bashkësisë evropiane e qe llogaritet si një metodë shumë e suksesshme komunikimi me njerëz dhe qytetar të Berlinit të cilët me vizita të herëpashershme në ambasadë marrin njohuri për Kosovën dhe shqiptarët. Si duket ambasadori Skender Xhakaliu,si kuadër që ka  marrë njohuri në përendem ka zgjedhur formën e komunikimit me  qytetar  nga shumë vende të botës që jetojnë në Berlin. Kështu zoti Xhakaliu së paku  një herë ne tre muaj organizon nga një ekspozitë artistike me artistë nga vende të ndryshme,bile edhe nga ato vende që nuk e kanë njohur akoma  Kosovën.



berlin 6

Se Kosova ka miq të shumtë nga shumë vende te botës dëshmon edhe ekspozita e fundit e organizuar nga Shoqata  e  Artistëve Figurativ nga Baden Baden  e cila tubon artishtë të shumtë nga të gjitha vendet e botës.

Këtë herë punimet e tyre i ekspozuan artistja nga Gjeorgjia Eka Peradze dhe Hannelore Jäger nga Berlini.

Në prani të një numri të madh qytetarësh nga Berlini dhe mysafirë të shumtë nga vende të ndryshme dhe miq te artistëve fjalën përshëndetëse e mbajti   Skender Xhakaliu,ambasador i Republikës së Kosovës në Berlin i cili të pranishmëve iu drejtua me këto fjalë:

Të nderuara zonja dhe zotërinj,te nderuar artistë, të respektuar mysafirë!

Kam kënaqësinë  e veçantë që për ty dytën herë të falënderoj kryetarin e Shoqatës se artistëve nga Baden Baden i Gjermanisë zotëri  Peter Sommerfeld i cili ka zgjedhur lokalet e ambasadës sonë për të ekspozuar punimet e dy  artistëve të cilat me punimet e tyre kanë depërtuar edhe jashtë kufijve të Gjermanisë e më gjerë. Kontaktet tona me këtë shoqatë tashmë kanë marrë rrugën e një bashkëpunimi të mirë dhe dera jonë dhe mikpritja shqiptare është gjithnjë hapur sepse arti është një gjini që nuk lëndon askënd dhe i ofron kënaqësi shpirtërore të gjithëve,andaj edhe këtë ekspozitë e kemi pagëzuar “Arti ska kufi” Me lejoni që një falënderim të veçantë

t“ia drejtoj edhe dy artistëve të ekspozitës  zonjës  Eka Peradze nga Gjeorgjia dhe Hannelore Jäger nga Berlini të cilat sonte me punimet e tyre ia kanë shtuar bukurinë ambasadës sonë.

Unë nuk jam kritik arti tha Zoti Xhakaliu,dhe nuk më takon të bëjë ndonjë analizë të veprave të autoreve ,por  fjalën do t”ia jap zotëri Peter  Sommerfeld,kryetar i shoqatës.

 

 

berlin 7

Në fillim  të fjalës përshëndetëse zoti  Sommerfeld, kryetar i Shoqatës së artistëve nga Baden Baden tha: Kam kënaqësinë e veçantë që sonte për të dytën  herë ju drejtohem juve publik i nderuar në një ambient të bukur  të ambasadë së Republikës së Kosovës,ku punimet e veta do i ekspozojnë dy artiste të shoqatës sonë Eka Peradze dhe Honnelore Jäger. E para nga Gjeprgjia dhe e dyta nga Berlini. Me këtë rast dëshiroj të  falënderoj ambasadorin Xhakaliu dhe krejt personelin e ambasadës të cilët me përkushtim i qasen punës që ekspozitat tona të kenë sukses dhe të vizitohet  nga njerëz dhe diplomat të shumtë gjatë vizitës që i bëjnë  ambasadës së Kosovës. Shoqata jonë tha zoti Sommerfeld në  gjiun  e vet ka piktor nga shumë vende të botës ,po ajo çka ne na lidhë shumë me Kosovën dhe  ambasadën e Kosovës qëndron në faktin se në shoqatën tonë janë edhe  katër artistë shqiptarë,të cilët janë urë lidhëse e aktiviteteve tona me   Kosovën dhe popullin e saj. Në ambiente ku dominojnë pikturat është e tepërt të flitet sepse pikturat flasin më shumë se sa ne të gjithë. Atëherë ju ftoj që të kaloni çaste të mira me punën e dy artisteve tona  zonjës  Eka Peradze dhe Hannelore Jäger.

Përderisa vizitorët shikonin fotot dhe shijonin verën e Kosovës që për të pranishmit kishte seruar  ambasadori Xhakaliu ,shfrytëzova rastin që tëharrë mendimet e dy artisteve të cilat punimet e tyre i kishin ekspozuar në lokalet e ambasadës së Kosovës.

 

berlin 3

Eka Peradze: Jam nga  Gjeorgjia dhe jetoj në Berlin qe 21 vjet .Në vendlindje kam studiuar artin  figurativ,dhe këtë profesion e kam në shpirt dhe nuk i jam ndarë asnjëherë deri me sot. Në pyetjen tonë se sa është kënaqur me atmosferën dhe mikpritjen shqiptare sonte,zonja Peradze u përgjigj: Duke iu falënderuar kryetarit të shoqatës së artistëve  nga Baden Baden zotit Sommerfeld unë sot jam këtu me punimet e mia dhe po ndihem shumë e lumtur që po njohë mikpritjen dhe zemrën shqiptare. Vet titulli i ekspozitës ”Arti s”ka kufi” tregon më shumë se njëqindmijë fjalë.  Jam shumë e emocionuar me pritjen dhe historinë e një shteti të ri  për të cilin nuk kam ditur më përpara. Edhe ato njohuri që kam pas kanë qene  të marra nga pamjet tmerruese të luftës, të cilat ishin prezent edhe në ekspozitën e kaluar nga një autor Gjerman.

Jam shumë e lumtur qe po e njoh një popull për të cilin me kanë munguar njohuritë,po në internet kam mësuar se është ndër popujt me të vjetër në Ballkan,dhe kur e marrim parasysh lashtësinë atëherë çdo gjë është e qartë se edhe kultura dhe arti i këtij vendi është i vjetër sa vetë populli. Jam në rrugë të mirë qe të njihem  me kulturën dhe traditën e Kosovës dhe të shqiptarëve në tërësi.  Duke shikuar punimet e zonjës Peradze vërehet qartë se  në krijimtarinë e saj artistike dominon   natyra,arti modern,fotografimin tre dimenzional  te cilin  sot me të madhe po e  përdorin  në dekorimin e banesave moderne. Temat për punimet e mia i marr nga vendet  të cilat i vizitoj dhe aty e gjej frymëzimin dhe atyre pastaj u jap shpirt në krijimtarinë time. Ta zëmë  kam shumë punime me tema nga Afrika,Franca Italia SHBA dhe me padurim po pres ta vizitoj Kosovën që të njihem me bukurit e saj të cilat mi kanë prezantuar miqtë shqiptar si shumë të bukura. Kur jemi tek Kosova ,kam vendosur që 10% të fitimit nga shitja e punimeve të mija në këtë ekspozitë ti dhuroj për SOS fshatin e fëmijëve ne Prishtinë,ngase humanizmin e kam në shpirt dhe kjo formë e ndihmës më lumturon shumë,kur arri ta ndihmojë dikë me punën time.

Edhe Hannelore Jäger piktore nga Berlini ishte e impresionuar me pritjen dhe bujarinë që i kishin ofruar të punësuarit në ambasadën e Kosovës  në përgatitjen e ekspozitës. Në ndryshim nga piktorja Gjeorgjiane ,Hannelore Jäger në pikturat e saja për temë kishin  lulet . Buzhurri i Kosovës apo Lulëkuqja e Kosovës siç e quajmë ne dominonte në shumë piktura të zonjës Jäger.

 

berlin 8

Në  përfundim të kësaj mbrëmje shfrytëzuam rastin që të marrim mendimet edhe të disa vizitorëve që ishin të shumtë në këtë mbrëmje.

Erdogan Kalan nga Turqia: Jam i impresionuar me ketë që pashë sot këtu. Përveç punimeve te mira të dy autoreve me befasoi mikpritja e personelit dhe e vet  ambasadorit Xhakaliu  që sonte ishte në shërbim të gjithë të pranishmëve. Zaten kështu pritet mysafiri .Unë kam lexuar  për mikpritjen shqiptare po sot u binda edhe vet në këtë mbrëmje. Bile nëse me lejoni dua tua bëjë edhe një kompliment. Sonte e shijova edhe verën e Kosovës që ishte shumë e mirë.

Rexhep Dobruna,mërgimtar nga Deqani: Unë për të dytën herë marrë pjesë në hapjen e ekspozitave në lokalet e ambasadës. T”ju them të drejtën  kjo formë e organizimeve kulturore nga ana e ambasadorit Xhakaliu dhe personelit të ambasadës për mendimin tim paraqet  mençurinë e ambasadorit dhe të gjithë atyre që punojnë në ambasadë. Unë nuk e shohë ambasadën si institucion të mbyllur politik brenda  katër mureve ,por si institucion që ofron njerëzit nëpërmjet kulturave të ndryshme dhe  në këtë formë shpalos para tyre kulturën e atdheut të vet dhe shijon kulturat e të tjerëve. Edhe kjo ekspozitë e sotme paraqet një hapë përpara drejt  krijimit të imazhit sa më të mirë për Kosovën dhe popullin dhe kulturën e tij. Kujtoj që kjo formë e organizimeve paraqet mundësin qe të tjerët të mësojnë më tepër për shqiptarët. E shihni një piktore nga Gjeorgjia ekspozon në ambasadën tonë,vendi i së cilës ende se ka njohur Kosovë. A nuk është për tu përshëndetur një  organizim  i tillë i ambasadës. Natyrisht se duhet përshëndetur të gjithë për këtë organizim kaq të shkëlqyeshëm.

Në fund duhet shtuar edhe këtë se gjatë gjithë mbrëmjes të pranishmit kishin mundësinë të shijonin verën Kosovare dhe të njiheshin  me Kosovën nëpërmjet personelit të ambasadës Dhurata Selimi  Konzulle e Republikës së Kosovës, Artana Bardhi,ministër këshilltare,Shota Bukoshi,sekretare e par e ngarkuar për çështje kulturore,Xhavit Sadrija, atashe ushtarak,Lulzim Pllana,këshilltar,Miftar Kryeziu zv. konsull,Binak Berisha këshilltar ,Besim Haredini ,asistent  Liridona Zeqiraj,Teuta Haxhijaj asistente në konsullatë  të cilët gjatë gjithë mbrëmjes ishin në shërbim të  mysafirëve jo vetëm me informacione për Kosovën por edhe me bujarinë e mikpritjes shqiptare sepse në këtë mbrëmje shtëpia u takonte mysafirëve sipas traditës shqiptare.