.
×

“Kulleri” i Botës sot dhe “cimeri” i Amerikës



 

Botapress, 16 Gusht-Bajrush Morina, Nju Jork – Nuk e di se kush ia ka vënë emrin “kuller” por krejt redaksia e gazetës “Bota sot” në Prishtinë për disa vjet, apo gjatë gjithë atyre viteve sa ka punuar në dizajnimin e gazetës, e kemi thiirë “Kuller”. Madje edhe motra e tij, Lola, e thirrte me këtë emër.

Më pas ia mësyri Amerikës. Dy vjet më parë me “Kullerin” kam provu me “i rikthy” netët e vona të Nju Jorkut (friday at night) në klubet e Manhatanit. Ishin përafërsisht të njëjtat drita të neonit, dëgjohej përafërsisht e njëjta muzikë, plus “Bon Bon” e Era Istrefit, pija po të njejtën birrë “Badweiser” amerikane, por….nuk i riktheja dot numrat e shkuar të viteve. Ishte viti i largët 1992…e unë e “Kulleri” por shijonim kënaqësinë e netëve të vona të Nju Jorkut më vitin 2016.

Disa ditë para se të nisesha përsëri, për të satën herë për në Amerikë, i shkrova në messenger të Facebookut. Ma dha adresën. Kur erdha mi dha edhe qelësat e banesës. “Rri sa të duash e shko kur të duash, këtu e ke derën e hapur përgjithmonë” më tha ish-Kulleri i Botës sot e tash “cimeri” im i banesës në Nju Jork.

Tash jetojmë në një banesë por shihemi rrallë. Ose vec një “H, bye!” Ai punon shumë e unë “ngejali”. Ka plane të mira për jetën. Këtu ka ardhur të ndërtojë të ardhmen e tij.

“Gjeje një nuse” i thashë një mbrëmje derisa po hanim një darkë të pakrahasueshme në restoranin “Çao”.

-Ku me gjetë, ma ktheu. Ku me të lanë ty, rrugëve a?

-Kuller e cimer, vec gjeje nusen une i mbledhi “çaklat”, edhe ashtu nuk kam shumë, 5 maica e 2 palë pantolona, hahahah.

Mentor Uka për disa vjet ka dizajnuar faqet e gazetës Bota sot. Atëherë quhej “Kuller!”

Tash jeton e punon legalisht në Nju Jork. Shkon shpesh në vendlindje në Prishtinë. Këtë verë ka shumë punë. Verën tjetër sigurisht se nuk “kthehet” duarthatë. Deri atëherë edhe unë ia liroj banesën, dhe nuk do jem më “cimer” i Mentor Ukës.

Në Nju Jork ka miq, ka edhe motrën e martuar Lolën. Të gjithë i do e i respekton. Por më së shumti e do mbesën Melisën! Gjysma e albumit të tij të fotografive në Facebook janë bashkë me Melisë. Edhe ajo e do shumë!

P.S Rrëfimet për shqiptarët e Amerikës do të vazhdojnë…/Botapress/