.
×

Kulçedra e Sharrit Ditën e sotme e kthen në Festë për Tetovën



 

 

KF „Shkëndija“ i Tetovës, viteve të fundit, me përkrahje maksimale edhe te presidentit të Ecologut, Z.Lazim Destanit, në fushën e gjelbërt, nuk njeh kundërshtar, por çan përpara si një kulqedër e dalë nga Malaet e Sharrit. Në ndeshjen e çerekfinakles të kupës së Maqedonisë, Besart Ibrahimi, si një drangua i dalë nga legjenda, bëri që me golat e tij ta mposhtë Vardarin, duke e çuar Shkëndijen në kreun e tabelës. Vlerat sportive, lojën perfekte dhe entuzuazmin që po krijoin „Shkëndija“, simpatizantët tetovarë dhe më gjerë në viset shqiptare po i bën gjithnjë më të dinjitetshmë dhe më krenarë. Ballistët dhe tifozëria e flaktë tetovare janë kudo me „Shkëndijën“dhe asaj po i japin forcë të pakompensueshme.