[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kujdes nga paratë false, shënohen dy raste në rajonin e Prishtinës



Dy raste të falsifikimit të parasë kanë ndodhur brenda ditës në Rajonin e Prishtinës, transmeton Botapress.info

Sipas policisë, njëri rast është raportuar në Fushë Kosovë nga një punëtore e një banke e cila ka deklaruar se ka hasur në dy kartëmonedha 2×50, që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Ndërsa rasti tjetër është regjistruar në Prishtinë ku një punëtore e një banke ka njoftuar policinë se ka hasur në një kartëmonedhë prej 100 euro, që dyshohet të jetë e falsifikuar.

Në të dy rastet, kartëmonedhat janë konfiskuar ndërsa policia ka nisur hetimet.

Menu Title