.
×

Kujdes, mos dilni nga shtëpia sonte, ju pret ky ajër i ndotur!



Botapress, 11 Janar – Sipas matësve të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, indeksi i cilësisë së ajrit për momentin në Prishtinë është i rrezikshëm, që në shifra shkon në 356. Kohët e fundit, bora dhe temperaturat shumë të ulëta kanë ndikuar që edhe ajri të jetë më i mirë. Por, sonte përsëri ajri është shumë i rëndë. Kujtojmë se gjatë vitit 2018, Kosova u përball me ndotje të lartë të ajrit dhe tejkalim të normave të ndotjes të lejuara nga Bashkimi Evropian. Më së shumti ndotja e lartë e ajrit u vërejt në kryeqytet.