[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ku keni qenë Federica Mogherini?



Shkruan Mark Baftiaj – Serbia ka thyer dymbëdhjetë pikat e marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve, mes të dy vendev, ka ndërhyrë në rrugën tone për në BE, Serbia vazhdimisht po shkakton probleme në Kosovë. Federica Mogherini, diplomacia serbe, nuk i kontribuon aspak stabilitetit në rajon, ajo lobon kundër anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare sikur ishte rasti në UNESCO, Interpol OKB etj,

Ju e dini se asnjë mjet transporti nga Kosova nuk mund të kalojn nëper Serbi me numrin e vet, dhe ju heshtni ? Federica Mogherini, ne e dimë se ju mund të ketë simpati për Vuçiçin kjo nuk më pengon mua, por është fakt se ju nuk jeni neutral, në ndërmjetësim, dhe ky fakt është problem për ne, dhe sigurishte edhe për BE si përfaqësuese dhe ndërmjetësues e saj, mes dy shteteve te pavarura dhe sovrane.

Ju e dini se Kosova ka derdhure shume gjak, të shkaktuar mu nga Vucic dhe Daçiç si shërbëtorë të Sheshelit dhe Millosheviqit atyre që shkaktuan masakrat në Krushe, Mehen-Koronicen, Rahovec e Izbicen. Pra duhet të jeni neutral për ti kritikuar kur është e arsyshme të dy palët, për ti lavdëruar të dy palët, dhe për ti respektuar të dy palët.

Kur keto pale gabojne, është amoral të kritikohet vetem Kosova, dhe të pesojne vetem qytetaret tanë. Qeveria vendoi nje masë fiskale ndaj serbise kjo është krejte normale dhe demokratike, derisa produktet e Kosovës as tranzit nuk mund të kalojn nëpër Serbi.

Menu Title