.
×

Kthimi i Suarezit, mirë apo keq për Barcën?



Barcelona me ardhjen e Luis Enriques dhe me disa transferime që bëri në afatin kalimtar veror, pati startin pothuajse më të mirin në Evropë, ku pas tetë ndeshjeve në La Liga, pati realizuar 7 fitore dhe vetëm 1 barazim, pa asnjë gol të pësuar.

Deri në këtë fazë, të drejt loje nuk pati Luis Suarez, që vuante dënimin e shqiptuar nga FIFA.

Suarez, ishte në dispozicion të trajnerit Enrique në xhiron e nëntë, në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, ndaj Real Madridit.

Por, kthimi i shumë pritur i Suarezit, nuk mori eufori të madhe, pasi që katalanët, pësuan ndaj Realit humbjen e parë, e po ashtu, pranuan edhe golat e para këtë edicion.

Kthimi i uruguaianit, nuk po i sjell fat aspak Barcës, e cila me të në formacion, pësoi edhe humbjen e dytë radhazi, kësaj here, nga Celta Vigo në Camp Nou.

Mbetet të shihet në ndeshjet në vazhdim, se si do të jetë ecuria e Barcës, dhe përshtatjen që do të kenë Messi, Neymar dhe Suarez.