.
×

Kryeziu: Lidhjet e shantazhit janë shumë të forta



Ish-nënkryetari i parë i LDK-së, Eqrem Kryeziu nuk është i habitur me ngërçin politik që po ndodhë në Kosovë.

Ai tregon se zhvillimet e fundit politike e kanë bindur plotësisht se lidhjet e krijuara përmes shantazhit janë më të forta “jo vetëm se lidhjet brenda partiake, por se lidhjet e gjakut”.

“Sikur të kishte zhvillime të premtuara nuk do të kisha ikur”, thotë Kryeziu.

Sipas tij, largimi nga politika në qershor të këtij viti ka thënë shumë gjëra.

“Besoj se veprimi im ka thënë shumë gjëra, për ata që duan të kuptojnë”,shprehet Kryeziu. /PrizrenPress/