.
×

Kryeziu: Ka tri vjet që kemi marrë seriozisht këtë shansë që na është dhënë



Mesfushori Hekuran Kryeziu, ka shprehur gëzimin e tij për fitoren e sotme të Kosovës kundër Maltës.“Ka qenë shumë atmosferë e mirë, falënderoj shumë tifozët. Jemi shumë të gazuar që kemi fituar sonte”, ka thënë Kryeziu.

Duke folur për përmirësimin e dukshëm të lojës te Kosova, mesfushori ka thënë se “kemi pasur dy tri vjet kohë, e kemi ditë që kjo është një shansë shumë e mirë për ne dhe e kemi marrë shumë seriozisht”.

“Na vjen mirë që ka pasur interesim të madh të tifozëve. Ndoshta ish kanë mirë me ndërtu një stadium më të madh”, ka thënë ai Mesfushori Kryeziu i cili do të mungojë në ndeshjen e radhës kundër Ishujve Faroe për shkak të kartonëve të verdhë, ka shprehur bindjen se Kosova atje do të imponojë tempon e lojës.“Do ta bëjmë lojën tonë, mendoj se ata do të provojnë të përgjigjen me kundërsulme”, ka thënë ai./bp/