[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kryetari Veliu merr përkrahje nga USAID-i për projekte në bujqësi



 

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, priti në një takim Mark Wood, drejtor i Programit të USAID-it/Zhvillimi Bujqësor dhe Mundësitë Rurale, me të cilin bisedoi për vazhdimin e bashkëpunimit dhe investimeve në bujqësi.

 

Në takimin e sotëm, kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu dhe drejtor i Programit të USAID-it/Zhvillimi Bujqësor dhe Mundësitë Rurale, Mark Wood, biseduan për rezultatet e bashkëpunimit të deritashëm dhe shqyrtuan mundësitë për investime të reja në sektorin e bujqësisë.

 

Kryetari Veliu dhe vlerësoi lart bashkëpunimin e deritashëm me USAID-in dhe mirëprit gatishmërinë e z.Wood që të vazhdojnë me projekte të reja.

 

“Me përkrahjen e USAID-it do të vazhdojmë subvencionimin e fermerëve në kultivimin e pemtarisë së imtë dhe të dredhëzës. Gjithashtu, do të angazhohemi në krijimin e kushteve për ngritjen e kapaciteteve përpunuese të mjedrës, me qëllim të ofrimit të mundësive që fermerët tanë ta plasojnë me çmim sa me të volitshëm këtë produkt”, tha kryetari Veliu.

Menu Title