.
×

Kryetari i Lipjanit deklarohet pas ngjarjes



Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti i cili aktualisht ndodhet në vendin ku u vra një person në përiferi të këtij qyteti, thotë se viktima është banor i një komune tjetër.

Ahmeti, tha për “Gazeta Blic” se viktima e incidentit në kaziono ka qenë punësuar aty, derisa për dorasin mohon të ketë ndonjë informacion.“Unë jam në vend të ngjarjes, aktualisht organet e rendit po merren me rastin, saktësisht nuk dihet kur ka ndodhur vrasja por policia është njoftuar pas orës 20:00 të mbrëmjes. është e vërtetë se një person është i vrarë, nuk është i komunës tonë por sipas të gjitha gjasave ka qenë punëtor i kazinos që është në përiferi të qytetit, rrugës që shkon për fshatin Janjevë”, deklaroi Ahmeti.

Ndryshe, “Gazeta Blic” merr vesh se 36-vjeçari që u gjet i vrarë në Lipjan është personi me inicialet F.A. nga fshati Rezallë i komunës së Skenderajt.