.
×

Kryetari i Kuvendit të BIK-ut “selam” shtetit: Mos i njollosni imamët tanë!



Kryetari i Kuvendit të BIK-ut, Ajni Sinani, duke iu referuar arrestimeve te fundit të disa imamëve, ka kërkuar nga shteti të mos nëpërkëmbë institucionin e imamit dhe hoxhës.

“ Duhet të kihet kujdes të mos njolloste dhe të mos nëpërkëmbët institucioni i imamit dhe personaliteti i hoxhës”, ka thënë Sinani, duke uruar që për festën e Kurban Bajramit të lirohen këta imamë.

Ndërkaq, rastin e fetës së Kurban Bajramit, Sinani ka uruar të gjithë besimtarët mysliman. Ai ka thënë se për këtë ftesë duhet të kujtohen dëshmorët dhe shehidet tanë, familjet e tyre, skamnorët dhe te gjithë atë që janë në nevojë.

“ T’ua ofrojmë ndihmën dhe përkrahjen tonë të gjithë nevojtarë dhe të varfërve. Këto ditë le të bëhen ditë faljeje dhe harrese të mërive dhe zënkave tona”, është shprehur Sinani