.
×

Kryesia e LDK-së tërheq Hazir Borovcin dhe Arban Abrashin nga kandidatura për kryetarë në degën e tretë



Pas përleshjeve të fundit që kanë ndodhur në mes anëtarëve të LDK-së në Mat, kryesia e LDK-së ka marr një vendim që nuk u priste nga askush, aty e terheqi Hazir Borovcin po ashtu edhe Arban Abrashin nga kandidatura për kryetarë në degën e tretë në Prishtinë, shkruan Botapress.info

E gjithë kjo siç duket ka ardhur nga reagimet e shumta me ngjarjet e fundit në degët e LDK-së në të gjitha komunat, përleshjet e kanë marr vëmendjen e madhe dhe kanë zë vend të madh në media pasi nuk janë duke u ndalur.

Së fundmi kemi rastin e mbrëmshëm me gjuajtje me karrige që ndodhi në shkollën “Mitrush Kuteli”, në Mat ku pati edhe të arrestuar, shkruan Botapress.info

Pas gjithë këtyre përleshjeve kryesia e LDK-së morri një vendim duke tërhequr Hazir Borovcin dhe Arban Abrashin nga kandidatura për kryetarë neë degën e tretë në Prishtinë.

Lidhur me këtë vendim që është marrur nga kryesia e LDK-së ka folur Abrashi duke thënë  “Ka pasë demokraci, sot e kemi pa në media që aty kanë qenë të infiltruar disa të partive tjera. I keni pa pamjet e një personi tjetër me karrike që si duket është i një partie tjetër. Ish i identifikuar edhe me foto edhe emër, nuk kam çfarë të komentoj më shumë” u shpreh Abrashi, shkruan Botapress.info

Ky vendim u mor nga kryesia e LDK-së me qëllim që t’i kthehet normaliteti procesit të zgjedhjeve brenda LDK-së.