[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kryeredaktori i Zerit te Kosovës Adnan Asllani kerkon falje Gani Gecit dhe Familjes Geci për nji artikull te shkruar para 21 vjete



Botapress 28 Gusht – Pas reagimit tim ndaj shkrimit të z. Xhafer Shatri, ku ai, për shkak të një opinioni të botuar në gazetën „Zëri i Kosovës“ përhap të pavërtetën sikur ne nuk ia paskemi botuar reagimin e tij, duke e shpallur kështu gazetën si „zë të Serbisë“, kam zhvilluar një bisedë telefonike edhe me z. Gani Geci.

E sqarova z. Geci se shkrimi i botuar atëherë, ka qenë një shkrim i ardhur përmes telefaksit të redaksisë së gazetës dhe se në rrethana të rënduara të luftës, opinioni në fjalë, është botuar pa i kushtuar kujdesin e duhur përmbajtjes.

Ia përsërita edhe sonte z. Geci se as unë e as redaksia e atëhershme nuk kemi pasur njohuri se kush fshihet prapa emrit „Latif Baliu“. Poashtu i thashë se as sot e kësaj dite nuk e di se kush ka qenë autori i shkrimit, përkundër asaj që spekulohet me emra në opinion, ndërsa z. Geci thotë se e di kush është autori.

Gjatë bisedës e kujtuam edhe telefonatën e atëhershme të z. Geci në redaksinë e gazetës „Zëri i Kosovës“ dhe pakënaqësinë e tij të shprehur.

Atëherë i pata kërkuar z. Geci që të bëjë një reagim me shkrim, të cilin i pata premtuar se do ta botoj të plotë, pa ia hequr asnjë germë. Fatkeqësisht një reagim i tillë ka munguar edhe për shkak të rrethanave të luftës në Kosovë.

Si kryeredaktor i atëhershëm i gazetës „Zëri i Kosovës“, i kërkoj ndjesë edhe në këtë formë z. Gani Geci, për lëshimin e bërë, si dhe për lëndimin që ia ka shkaktuar ai shkrim atij dhe familjes së tij.

  1. Gani Geci dhe familjes së tij, i dëshiroj shëndet dhe rehati në Kosovën e lirë.

PS

Duke e parë të panevojshëm debatin, paralajmëroj se do të fshij çdo koment, që mund t‘i bëhet këtij sqarimi. Ju faleminderit për mirëkuptim!

Menu Title