[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kryeprokurori Lumezi shpërblen Haxhi Dërgutin e “Prontos” me Mirënjohje



Njëri prej protagonistëve të aferës “Pronto”, Haxhi Dërguti është shpërblyer me mirënjohje nga Kryeprokurori i Shtetit, Aleksander Lumezi.

Kjo ka ndodhur në Konferencën Vjetore të Prokurorëve ku është folur për punën e sistemit prokurorial në Kosovë.

Zëdhënësi i KPK’së, Ekrem Lutfiu ka konfirmuar për Express se Dërguti është shpërblyer me mirënjohje nga Kryeprokurori Lumezi.

“Dërgu ka marrë mirënjohje bashkë edhe me disa prokurorë të tjerë”, ka thënë Luftiu, për Express dhe ka paralajmëruar se gjatë ditës do të lëshojnë një komunikatë gjatë ditës për të treguar emrat tjerë.

Kërkesa të shumta për ta takuar Grabovcin bën Haxhi Dërguti, atë kohë prokuror në Prokurorinë e Qarkut të Prishtinës. Aktualisht, Dërguti është kryeprokuror i Prokurorisë së Apelit.

Në dosjen e publikuar nga insajderi, Haxhi Dërguti në cilësinë e prokurorit në Prokurorinë e Qarkut në Prishtinë kishte bërë kërkesa të shumta për ta takuar Adem Grabovcin. Aktualisht, Dërguti është Kryeprokuror i Prokurorisë së Apelit.

Menu Title