[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kryeparlamentarja Osmani viziton Pejën



Kryetarja e Parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmani, sot do të qëndrojë në Komunën e Pejës. Osmani do të pritet nga kryetari i kësaj komune, Gazmend Muhaxheri.

Kjo vizitë ka për qëllim njohjen nga afër të punës së kryetarit të Pejës, planet dhe sfidat në qeverisjes komunale.

Me këtë rast do të realizohen edhe dy vizita në dy shkolla ku janë duke kryer projekte të rëndësishme për rritjen e cilësisë më arsim. Osmani do të vizitojë shkollën e arteve “Odhise Paskali” dhe shkollën fillore “Asdreni”.

Pas këtyre vizitave, Osmani dhe Muhaxheri do të marrin pjesë në inaugurimin e shtatores së kampiones olimpike Majlinda Kelmendi, raporton KP. Me këtë rast, të dy protagonistët e takimit do të deklarohen shkurtimisht para mediave.

Menu Title