[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kryeministri Mustafa uron Adem Demaçin me rastin e 81 vjetorit të lindjes



Prishtinë, 26 shkurt 2017
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, i ka uruar ditëlindjen e 81-të simbolit të rezistencës kosovare, Adem Demaçit.
Në telegramin e urimit, kryeministri Mustafa, ka thënë se Adem Demaçi, me vullnet dhe vetëmohim të pashembullt e sakrifikoi pjesën më të madhe të jetës së tij në shërbim të kauzës kombëtare për liri.
“Adem Demaçi, ia kushtoi pjesën më të madhe të jetës lirisë së Kosovës, duke e kaluar krejt rininë në burgjet e regjimit okupator. Me veprimtarinë e tij në shërbim të lirisë së Kosovës, Adem Demaçi u bë simbol i sakrificës dhe rezistencës, duke motivuar breza të tërë të kosovarëve që të mos heqin dorë nga lufta e drejtë për liri, pavarësi dhe demokraci, synime që u bënë realitet pas rezistencës paqësore dhe luftës çlirimtare, e ndihmuar fuqishëm nga miqtë ndërkombëtarë, në krye me SHBA-të”, ka thënë kryeministri Isa Mustafa, në telegramin e urimit.

Menu Title