.
×

Kryeministri i Luksemburgut uron Isa Mustafën



Kryeministri i Luksmburgut Xavier Bettel ka uruar Isa Mustafën me rastin e zgjedhjes së tij si kryeministër i Kosovës.

Në telegramin e tij të urimit kryeministri i Luksemburgut shprehi gatishmërinë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe lidhjeve të miqësisë ndërmjet Kosovës dhe Luksemburgut.

Telegrami i urimit i Bettel dërguar Isa Mustafës

Me rastin e marrjes së përgjegjësive të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, dëshiroj t’iu shpreh urimet e mia më të sinqerta dhe të ngrohta në emër të Qeverisë së Luksemburgut, si dhe në emrin tim personal. Ju uroj suksese në përmbushjen e detyrave që t’u janë besuar dhe shpreh gatishmërinë time për të punuar së bashku me ju në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, si dhe lidhjet e miqësisë ndërmjet Kosovës dhe Luksemburgut. Jam i bindur se nën drejtimin tuaj Kosova do të vazhdojë reformat e saj politike, ekonomike dhe juridike, që do të sjellë atë më afër Bashkimit Evropian; do t’i forcojë strukturat e saj institucionale për demokracinë dhe sundimin e ligjit, në bashkëpunim me partnerët e saj ndërkombëtarë; si dhe do të vazhdojë dialogun me Beogradin