[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kryeministri Hoti vazhdon traditën e Presidentit Rugova, shtron “Darkën e Lamës”



 

Botapress, 22 Tetor – Një traditë sa e lashtë aq edhe edhe autoktone sic është “Darka e Lamës është rikthyer në formën e organizimit institucional. Ky manifestim u riaktualizua dhe mori trajtim institucional nga Presidenti Ibrahim Rugova, por që më pas nga presidentët pasardhës Fatmir Sejdiu, Atifete Jahjaga e Hashim Thaci, ky manifestim u hodh në harresë, shkruan Botapress.
Por për të vazhduar këtë traditë është përkujdesur kryeministri Avdullah Hoti. Ai ka organizuar këtë manifestim duke ruajtur disa prej tipareve të organizimit të parë të presidentit Ibrahim Rugova, duke shtruar sofrën dhe duke i ulur përreth sofrës miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë ndërkombëtarë e vendorë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri Hoti përmes një postimi në Facebook:
Tradita duhet të kultivohet!
Ishte nder i jashtëzakonshëm ta shtroj “Darkën e Lamës” sonte. Kjo festë shumë e vjetër, është shënuar që nga shekulli V para Krishtit. Në vitin 2002, Presidenti historik i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, e pati shpallur Festën e Ditës së Falënderimit – Darkën e Lamës, festë tradicionale shtetërore të Republikës së Kosovës, ka shkruar Kryeministri në Facebook, përcjellë Botapress.

Menu Title