[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kryeministri Hoti rikthen Darkën e Lamës, të organizuar nga Presidenti Rugova



Kryeministri I Kosoves Avdullah Hoti ka rikthyer organizimin e Darkes se Lames, nje manifestim qe mban qe u organizua se pari nga Presidenti Ibrahim Rugova, shkruan Botapress. Njoftimi e ka dhene vete kryeministri Hoti permes nje postimi ne Facebookut Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,
Të enjtën e ardhshme do ta shënojmë Festën e Ditës së Falënderimit – Darkën e Lamës, të cilën të parët tanë, ilirët e vjetër, e shënonin përvjet si festë kulturore popullore rreth datës 23 tetor.
Festa e Darkës së Lamës është shumë e vjetër. Autorët antikë e kanë shënuar që nga shekulli V para Krishtit. Në vitin 2002, Presidenti historik i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova e pati shpallur Festën e Ditës së Falënderimit – Darkën e Lamës festë tradicionale shtetërore të Republikës së Kosovës.
Njësoj si të parët tanë, dardanët ilirë, edhe ne, në këtë ditë të rëndësishme, do ta falënderojmë Zotin për të mirat që na i ka falur brenda një viti dhe do t’i lutemi Atij që në vitin tjetër, në motin tjetër të na falë, të na dhurojë edhe më shumë të mira.
Po ashtu, kjo ditë na përkujton se duhet t’i përkushtohemi edhe më shumë tokës së Kosovës dhe prodhimeve të shumta që na jep ajo.
Qeveria e Republikës së Kosovës ua ka dyfishuar ndihmat bujqve dhe prodhuesve tanë të tjerë, në mënyrë që sofrat tona t’i shtrojmë me prodhimet tona, me të mirat e tokës sonë.
Sivjet, për shkak të rrethanave specifike të pandemisë COVID 19, këtë festë do ta shënojmë në mënyrë simbolike, me një numër të kufizuar të të ftuarve. Mirëpo, në të ardhmen, këtë festë kulturore të traditës sonë të begatë do ta shënojmë së bashku, dhe me miqtë tanë të shumtë, ashtu siç e shënonim në kohën e Presidentit Rugova, ashtu siç e kanë shënuar të parët tanë!
Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës dhe të mirat e saj!
Menu Title