[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kryeministri Hoti paralajmëron shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë



Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka paralajmëruar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë për shkak të pandemisë.

Nëse numri i rasteve me koronavirus shkon në rritje, kryeministri Hoti po paralajmëron shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme si masë parandaluese.

Hoti tha se është në koordinim të plotë me IKSHPK’në dhe ministrin e Shëndetësisë në lidhje me raportimet për situatën me pandeminë COVID-19.

Ai tha se Qeveria që udhëheq ai ka situatën nën kontroll dhe si rritja e rasteve po ndodhë sikurse në vendet e tjera të rajonit.

“Unë jam në konsultim të ngushtë me Institutin Shëndetit Publik edhe me Komitetin që udhëheq ministri, unë nuk do të hezitoj që të vijë për të kërkuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme nësë këtë e kërkojnë ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik nuk ka me pas asnjë hezitim në këtë drejtim”, tha Hoti.

“Jemi duke e menaxhuar situatën, trendi është në rritje siç është në regjion edhe më gjërë, në mbledhjen e datës 5 korrik kemi marrë vendime në përputhje me programin tonë qeverisës për të përballuar këtë situatë me pandemi”, tha Hoti, transmeton Gazeta Metro.

Hoti tha se në ditët në vijim do të shohin gjendjen në lidhje me shpalljen e situatës së jashtëzakonshme.

Menu Title