[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kryeministri Hoti paralajmëron ashpërsim të masave dhe dënime për të gjithë ata që nuk i respektojnë!



Botapress 1 Gusht – Kryeministri, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se pas vlerësimit të situatës me Covid 19, së bashku me ministrin Zemaj, drejtorin e SHSKUK-së dhe Drejtorin e IKSHP-së kanë vlerësuar se e vetmja zgjidhje është zbatimi rigoroz i masave.

Hoti gjithashtu ka bërë me dije se në javët në vazhdim do të krijojnë kapacitete shtesë me shtret♪7r dhe staf shëndetësor.

“Pas këtij diskutimi, me Ministrin Veliu, Drejtorin e Policisë, Kryeshefin e AVUK-ut dhe Drejtorin Ekzekutiv të Asociacioni të Komunave të Kosovës, kemi bërë konsultimet e nevojshme për punën e përbashkët në terren të policisë dhe inspektoratit në mbikëqyrje të masave.

Kosova asnjëherë nuk do të shndërrohet në shtet policor, por jemi të obliguar që të ruajmë jetën e qytetarëve. Prandaj, policia dhe inspektorati do të zbatojnë ligjin ndaj atyre që nuk po i respektojnë masat” shkruan Kryeministri Hoti në facebook.

Postimi i plotë:

Bashkë me Ministrin Zemaj, drejtorin e SHSKUK-së, Drejtorin e IKSHP-së dhe me ekspertë shëndetësorë, sot kemi vlerësuar situatën me covid-19 dhe përgatitjet që duhet të ndërmarrim në javët në vijim.

Është vlerësim i përgjithshëm se momentalisht (në mungesë të vaksinës) i vetmi shpëtim është zbatimi rigoroz i masave: maska, distanca, higjiena dhe evitimi i grumbullimit në masë të qytetarëve. Institucionet shëndetësore janë në maksimumin e kapaciteteve të tyre.

Në javët në vijim duhet të krijojmë kapacitete shtesë me shtretër dhe staf shëndetësorë.Pas këtij diskutimi, me Ministrin Veliu, Drejtorin e Policisë, Kryeshefin e AVUK-ut dhe Drejtorin Ekzekutiv të Asociacioni të Komunave të Kosovës, kemi bërë konsultimet e nevojshme për punën e përbashkët në terren të policisë dhe inspektoratit në mbikëqyrje të masave.

Kosova asnjëherë nuk do të shndërrohet në shtet policor, por jemi të obliguar që të ruajmë jetën e qytetarëve. Prandaj, policia dhe inspektorati do të zbatojnë ligjin ndaj atyre që nuk po i respektojnë masat.

Menu Title