[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kryeministri Hoti: Nga java e ardhshme do të shpërndahen 60 milionë euro



Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një postimi të bërë në FB ka njoftuar se fondi i ndarë për rimëkëmbje ekonomike, do të jetë në dispozicion të qytetarëve dhe bizneseve që nga java e ardhshme.

Sipas Hotit, ky fond do të shpërndahet deri në fund të këtij viti.

Ky është postimi i tij i plotë:

#Rimekembja po ndodhë!

Fondi prej 87 mil € tashmë është aktiv dhe në dispozicion të qytetarëve dhe bizneseve. Nga java e ardhshme nisim me shpërndarjen e 60 mil €, ndërsa deri në fund të vitit do të shpërndahen gjithsej 87 mil € që i kemi aprovuar në Qeveri.

Menu Title