[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kryeministri Hoti merr përkrahje nga LDK në Zvicër, kritika për Kryesinë Qendrore



Nëndega e LDK -së në Wilisau mbajti mbledhjen e kryesisë  me 27.09.2020 ,në klubin “Dardania”në Zofingen . Në këtë mbledhje kryesia e nëndegës shqyrtoj disa pika të rendit të ditës . Ndër më të rëndësishmet ishin ; situata aktuale politike në Kosovë dhe Organizimi dhe veprimtaria e LDK -së në Kosovë e posaqerisht në Zvicër .

Në bazë të diskutimeve të anëtarëve të kryesisë   rethë situatës politike , doli mendimi i përbashkët përfundimtarë . Qeveria e Republikës së Kosovës po e bënë punën jashtzakonisht të mirë ,qoftë në aktivitetin ndërkombëtarë  e po ashtu edhe në atë kombëtarë . U vlersua shumë lartë puna e Qeverisë në krye me Kryeministrin Hoti dhe ju dha përkrahje e fuqishme . Situata aktuale politike u vlersua si e brisht , jo stabile për shkakun e veprimtarisë destruktive të partive politike opozitare . Atyre po ju pengon suksesi i Qeverisë Hoti ,  suksese me të cilat po rritet autoriteti i sajë dhe mbështetja

ndërkombëtare dhe ajo vendore . Këto suksese po i tmerrojnë partitë opozitare andaj janë hudhur në ofenzivë destruktive për të penguar ç,do gjë , pamvarsishtë se a po damtohet shteti i Kosovės dhe popullata e sajë !

Në pikën tjetër për aktivitetin e LDK -së në Kosovë dhe mërgatë pati kritika serioze në drejtim të kryesisë qendrore të LDK-së në Prishtinë . Derisa qeveria e udhëhequr nga LDK u vlersua si shumë e suksesëshme , kryesia qendrore e LDK -së në Prishtin ka ra pothuajse në një gjumë të rëndë . Në vendë se kjo kryesi me të gjitha degët dhe nëndegët të jetë shumë aktive dhe të mbështetë fuqishëm qeverin e sajë si dhe të bombardoj me fakte opoziten destruktive , ajo ka zgjedhur heshtje si strategji . Ky kurs është shumė i gabuar dhe i rrezikshëm për zgjedhjet që po afrohen .

Krahas kësaj , mërgata ,është lënë plotsisht anash . Kryesia e LDK-së në Prishtinë nukë e ka interesimin më të vogël për mërgatën . Athua a janë të vetëdishëm se përcaktues i fituesit nė zgjedhjet e fundit ishte pikrisht  mërgata ? Të gjitha partit politike kanë vërshuar në mërgatë dhe po zhvillojnë aktivitetet e tyre të furishme , sepse e kan kuptuar që në zgjedhjet që po afrohen prapë mërgata  ka me qenë përcaktuese e fituesit !  E vetmja parti politike  që ende nukë e ka kuptuar apo nukë po don me e kuptue këtë realitet është LDK – ja  .

Gjithashtu u diskutua edhe gjendja organizative e LDK-së  në Zvicër , ishte mendim i përgjithshëm se ajo është shumë e keqe . Dega e  LDK -së në Zvicër është e ndarë dhe e përqarë në disa klane . Kjo gjendje e dhimbëshme është falë klaneve të caktuara të LDK-së në Kosovë . Secili klan në Kosovë ka krijuar klanin e vetë në Zvicër !

Duke parë këtë gjendje shumë të keqe në degën e LDK -së në Zvicër , kryesia e nënddgës së LDK -së në Wilisau bën thirrje publike kryesisë qendrore në Preishtinë : Që sa më parë të krijoj një grup punues me përsona autoritativ dhe pa ndikime klanore . Ky grup punues të dërgohet sa më shpejtë në Zvicër dhe të filloj kontataktet me të gjitha grupet dhe individet qė  janë në LDK , por për arsyet e përmendura më lartë janë të ndarë në klane .

Mendojmë që është koha e fundit të mendojmë me koka të ftohura duke i lanë anash të gjitha inatet ,paragjykimet dhe luften mbrendëshme politike . Nukë është koha për këto gjëra që na dërgojnë drejt shkatrimit ,por është koha ti marrim gjërat që na ofrojnë dhe na dërgojnë drejt bashkimit !

Me nderime, komisioni për informim pranë nëndegës së LDK -së në Wilisau .

Menu Title